Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve, republikani Mike Pence do zhvillojë një vizitë të enjten Tiranën.
Lajmi konfirmohet për mediat nga zyra e kreut të Grupit të PS, Taulant Balla.
Mësohet se Pence do të takohet me krerët më të lartë të politikës shqiptare.
Kujtojmë se ish-zyrtari i lartë ka qenë në Ballkan në vitin 2017 ku vizitoi Podgoricën, kohë kur ishte zëvendespresident.
Është vizita e dytë e një republikani dhe ish-zyrtari të lartë në Shqipëri pas asaj të ish Sekretarit të Shtetit Mikë Pompeo disa javë më parë.