Një fabrikë e prodhimit të peletit është përfshirë nga flakët këtë të martë në qytetin e Maliqit.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe në fabrikë, por për fat të mirë nuk ka njerëz të lënduar dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Më datë 21.06.2022, rreth orës 13:30, në qytetin e Maliqit, ka rënë zjarr në një fabrikë të prodhimit të peletit.
Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.”- bën me dije policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.