Dyshohet se zjarri i rënë në garazhin e një pallati në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë ka qenë i qëllimshëm.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ekspertët antieksploziv të RENEA-s.
Banorët kanë dëshmuar se kanë dëgjuar shpërthime megjithatë ato mund të kenë qenë si rezultat i shpërthimit të karburantit të mjeteve që u dogjën.
Flakët përfshinë garazhin pak pas mesnate. Nga zjarri i shkrumbuan katër mjete dhe u lënduan tetë persona. Me mbërritjen e zjarrfikësve flakët u vunë në kontroll.