Vendosni fjalën kyçe....

Bullgaria heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, i hap rrugën çeljes së negociatave me Shkupin e Tiranën


Bullgaria ka vendosur heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut duke i hapur rrugën Shkupit dhe Tiranës për çeljen e negociatave për integrimin e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Lajmi është dhënë nga Komisioneri për Zgjerimin, Oluver Varhelyi.

Ai shkruan në Twitter se vendimi i sotëm nga Sofja, i hap rrugën Europës që të ecë përpara.

“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov  për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për Maqedonisë së Veriut, pranimin e negociatave bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me / Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara.” – shkruan Varhelyi.