Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqi i pazakontë/ Qindra banorë të fshatit Kozarë thirren nga SPAK-u, që kërkon t’i konfiskojë pasurinë bashkëfshatarit të tyre


Në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) janë thirrur për të dëshmuar 240 persona të fshatit Kozarë, në Kuçovë.

Sipas Balkanweb”, banorët e këtij fshati po dëshmojnë me kërkesë të SPAK-ut dhe palës së akuzuar, që është Bektash Shtëpënja.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se SPAK kërkon të konfiskojë për shkak të OFL-së, pasurinë e Bektash Shtëpënjës, pasi djali i tij ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe prostitucion.

Bektashi i cili ka plotësuar formularin e OFL për dy shtëpi dhe tokën, ka deklaruar se të ardhurat i ka nga puna me autokombajna, me të cilën punon prej vitit 1991, si dhe nga viti 1980 ka qenë pjesë e kooperativës.

Kështu në gjyq kanë dëshmuar 120 bujq, që thonë se “kemi korrur grurin me Bektashin dhe e paguajmë pa faturë, se nuk kemi pasur kurrë nipt e fatura”, ndërkohë që disa prej tyre prej një viti kanë bërë nipt.

Madje Bektash Shtëpënja nuk është paraqitur sot në gjyq dhe ka çuar djalin, në vend të tij pasi po korr grurin e fshatit.

“Kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S’jam kriminel, i gjithë fshati më njeh.”- thotë ai.

Por prokurorja Elida Kaçkina përsëri ka kërkuar konfiskimin e pasurisë, si të ardhur nga krimi.