Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, ka dhënë dorëheqjen si trajner i kombëtares së Uellsit.
Ikona e futbollit të viteve 1990 u largua përkohësisht nga roli pasi u akuzua për sulm ndaj ish-të dashurës së tij. Të hënën në mbrëmje ai njoftoi vendimin e tij i cili erdhi pas bisedimeve me zyrtarët e Federatës së Futboliit të Uellsit.
Giggs mohon akuzat e ngritura kundër tij, të cilat çuan në dorëheqjen e 48-vjeçarit fillimisht në nëntor 2020. Ndërsa përpiqet të pastrojë emrin e tij, ai nuk dëshiron që problemet e tij ligjore të veprojnë si një shpërqendrim për lojtarët e vendit të tij, ndërsa ata përgatiten për paraqitjen e tyre të parë në Kupën e Botës që nga viti 1958, me procedurat ligjore që nuk ka gjasa të zhvillohen para gushtit.
“Ka qenë nder dhe privilegj të menaxhoj ekipin e vendit tim, por është e drejtë që Federata e Futbollit të Uellsit, stafi stërvitor dhe lojtarët të përgatiten për turneun me siguri, qartësim dhe pa spekulime rreth pozicionit të trajnerit të tyre.” – tha Giggs në një deklaratë.
Gigga theksoi se ai ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat që po trajtoheshin në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit dhe duke qenë i sigurt në procesin gjyqësor, ai kishte shpresuar se çështja do të ishte dëgjuar më herët në mënyrë që të mund të rifillonte karriera e tij si menaxher.
Giggs tha se ai kishte pasur fatin të kishte shijuar disa ‘momente të paharrueshme’ gjatë tre viteve të tij si shef i Uellsit.
“Ka qenë kënaqësi të punoja me profesionistë të tillë të njohur dhe të shkëlqyer dhe jam krenar të shikoja kaq shumë lojtarë të rinj që përparojnë në skuadrën kombëtare dhe lulëzojnë me ngjyrat krenare të kuqe të vendit tonë.” – vijoi ai.
Duke falënderuar drejtuesit më të lartë të Federatës së Futbollit të Uellsit, lojtarët, stafin dhe mbështetësit ndërsa u uroi atyre sukses në Kupën e Botës, Giggs deklaroi se synimi i tij është të rifillojë karrierën e tij menaxheriale në një datë të mëvonshme.
I akuzuar se ka lënduar fizikisht ish-të dashurën e tij në shtëpinë e tij në Ëorsley në Mançester, Giggs iu shty gjyqi deri më 8 gusht për shkak se Gjykata e Kurorës së Mançesterit vuante nga një numër i madh çështjesh.
Pasi udhëhoqi Uellsin drejt kualifikimit të Kupës së Botës, i vulosur nga një fitore 1-0 në finalen e play-off-it ndaj Ukrainës në Cardiff, trajneri i mëparshëm i përkohshëm Page do të udhëheqë kombin e tij. Uellsi ka rënë në Grupin B me Anglinë, SHBA-në dhe Iranin.