Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Peleshi: Nga 1 korriku rriten me 30% pagat e të gjithë ushtarakëve


Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministri i Brendshëm Niko Peleshi ka njoftuar se duke nisur nga data 1 korrik, paga e të gjithë ushtarakëve do të rritet me 30%.

“Kemi marrë një vendim që nuk merret shpesh. Në 30 vite nuk ka pasur një vendim si ky që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak.

Rritje historike e pagës, jam krenar dhe mirënjohës që premtimi i kryeministrit është jetësuar. Të gjithë ushtarakët nga data 1 korrik do kenë pagë 30% më të lartë.

Ç’ka do të thotë se, paga minimale në FA është më shumë se 51 mijë lekë të reja, shtuar këtu dhe paga shtesë të trajtimit ushqimor dhe trajtime të tjera sipas vështirësive. Kemi krijuar dhe një aneks, ku kjo kategori, merr shtesë mbi pagën shtesë. Si struktura ushtarake e mbrojtjes kibernetike, veç 30% do marrë dhe 20 mijë lekë të reja shtesë. Shtesa kemi parashikuar edhe për funksione të tjera, të trupave komando, trupave speciale, të mjekëve brenda FA, pra janë 38 pozicione që marrin shtesë mbi shtesë.”– tha ministri Peleshi.