Anulohet tenderi për satelitët “Albania 1″ dhe “Albania 2”, pasi asnjë kompani që ka shfaqur interesim nuk ka plotësuar kriteret.
Kështu ka njoftuar Agjencia e Prokurimeve Publike, kliko këtu.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e ka anuluar tenderin me arsyetimin se: “Arsyet e Anulimit sipas këtij dokumenti janë bazuar në ligjin ‘për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.”
Kujtojmë se vitin e kaluar, kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se do të dërgonte dy satelite ne orbitën e tokës. Ai vendosi si afat muajin mars 2022 për dërgimin e satelitëve, por ky premtim nuk u mbajt.