Kryeministri i Bullgarisë Petkov deklaroi sot se nuk ka asnjë mundësi që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë samitit të BE-së.
Megjithatë ai e la të hapur mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje në ditët në vijim. Rënia e qeverisë pas votëbesimit mbrëmjen e djeshme e ka ndërlikuar pamjen politike në Bullgari dhe në ditët në vijim pritet të përcaktohet data për zgjedhjet e parakohshme, të katërtat në pak muaj.
Sipas Petkov është parlamenti bullgar që duhet të miratojë rezolutën e propozimit francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ai theksoi se vendimi e marrëveshja duhet të jenë të qëndrueshme në mënyrë që të mos hidhen poshtë nga qeveria e parlamenti i radhës në vendin e tij.
Ai theksoi se opozita bullgare përdori çështjen e Maqedonisë së Veriut për të shantazhuar kabinetin e tij sa herë që kishin frikë se do të zbulohej korrupsioni që nga koha e tyre në detyrë.