Ministrja kanadeze e financave Chrystia Freeland tha të martën se vendi po shqyrton miratimin e një ligji që lejon konfiskimin e aseteve të sanksionuara ruse.
“Shpresojmë që legjislacioni buxhetor të miratohet në ditët në vijim. Për herë të parë për Kanadanë, ai përfshin masa që do të lejojnë konfiskimin e aseteve të ngrira dhe të sanksionuara.” – u tha Freeland gazetarëve.
Ajo shtoi se çështja tashmë është diskutuar me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.
“Është shumë e rëndësishme të gjesh fonde për të rindërtuar Ukrainën. Dhe nuk mund të mendoj për një burim më të mirë të këtij financimi sesa asetet e konfiskuara ruse.” – tha ajo.
Kanadaja ka vendosur sanksione ndaj më shumë se 1000 individëve dhe subjekteve nga Rusia dhe në Rusi.
Në prill, Otava tha se do të ndryshojë legjislacionin e saj për t’i dhënë qeverisë autoritet të ri për të sekuestruar dhe shitur asetet e individëve rusë të sanksionuar dhe për t’i dhënë të ardhurat Ukrainës.