Vendosni fjalën kyçe....

“Na poshtëruan, Von der Leyen e Macron nuk dolën vetë por ju nxorrën ju” – Rama i përgjigjet gazetares: Ndihen keq


Gazetarët janë ankuar pasi liderët e BE-së anuluan konferencën e sotme, pas përfundimit të samitit duke lënë tre liderët e Ballkanit Perëndimor të flasin, Ramën, Vuçiçin dhe Kovaçevskin.

“Jemi poshtëruar nga liderët e BE-së sot! Duhet të kishim një konferencë me z.Macron, zonjën Von der Leyen dhe z.Michel por e anuluan në moment të fundit. Pse mendoni se e bënë apo nuk kishin diçka për të na thënë!”– tha një gazetare nga Maqedonia e Veriut.

Por kryeministri Edi Rama tha se e sheh si shenjë inteligjence këtë. Sipas tij, liderët e BE-dë ndiheshin keq për çështjen e mos hapjes së negociatave.

“Tregon atë çfarë janë. E kam me të vërtetë. Janë njerëz që ndihen me të vërtetë keq për atë që po ndodh, dhe këto njerëz që përmendët kanë bërë të gjitha përpjekjet. Por ka diçka të deformuar në mekanizimin e BE-së…”– tha Rama.