Ish-zv.presidenti i SHBA Mike Pence, ka vizituar ditën e sotme kampin e iranianëve “Ashraf 3” në Manzë ku dhe ka mbajtur një fjalë përshëndetëse.
Pence falënderoi Shqipërinë për mikpritjen e opozitës iraniane në ekzil.
Pence u shpreh se për të është hera e parë që viziton vendin tonë, por e quajti Shqipërinë shtëpi të diasporës së Iranit.
“Është një privilegj të jemi këtu në shtëpinë e mijëra luftëtarëve të popullit të Iranit. Kam udhëtuar mijëra milje për të qenë sot këtu pasi ne ndajmë një çështje të përbashkët. Çlirimin e popullit të Iranit. Ne ndajmë një parim për një Iran të lirë dhe demokraci të qëndrueshme.
Dua të falënderoj të gjithë. Shumica prej jush keni kaluar situata shumë të vështirë. Ju falënderoj për qëndrueshmërinë në emër të lirisë. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë.
E di brenda zemrës time që shumica duke qenë përvoja ime që kam shërbyer, shumë amerikanë kanë familjarët e tyre. 1.5 milion amerikanë kanë lindur në Iran. Shqipëria është shtëpia e diasporës së Iranit. Populli i Iranit ka një vend të veçantë në zemrën time”, u shpreh Pence.