Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Mirditë


Një masiv pyjor është përfshirë nga flakët e zjarrit në Mirditë këtë të enjte. Sipas gazetës “Panorama”, vatra e zjarrit është shfaqur në orët e drekës në masivin pyjor të fshatit Lajthizë në Njësinë Administrative të Oroshit dhe vijon të jetë aktive në një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.

Flakët po përhapen me shpejtësi me ndihmën e erës. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje ku po përpiqen të neutralizojnë flakët, të cilat për momentin nuk përbëjnë rrezik për zonën e banuar.