Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas Samitit në Bruksel: Ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto pas mbarimit të samitit në Bruksel, ku shfaqet afër me homologun e tij bullgar, ende në detyrë, Boyko Borissov.

“Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një zbatim i këndshëm…

Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur!

Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së.”– shkruan Rama në Twitter.

Ndërsa në Instagram ai ka publikuar një video, ku shihet duke shkëmbyer batuta  me Presidentin e Keshillit Evropian, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)