Ushtria ruse është në procesin e vendosjes së S-500, sistemi më i përparuar i mbrojtjes ajrore në vend, tha presidenti i vendit Putin.
Udhëheqësi rus i bëri njoftimet gjatë një fjalimi para të diplomuarve të kolegjeve ushtarake në Moskë, teksa përshkroi planet e Rusisë për vendosjen e sistemeve të përparuara të armëve, të cilat ai tha se ‘do përcaktojnë aftësitë luftarake të ushtrisë dhe marinës për vitet dhe dhjetëvjeçarët në vijim’.
Putin deklaroi se sistemi i raketave me rreze të gjatë S-500, i cili është projektuar për të përgjuar avionë dhe raketa dhe mund të ketë disa aftësi anti-satelitore, nuk kishte të barabartë në botë.
S-500 Prometey u projektua nga prodhuesi i armëve Almaz-Antey si një vazhdim i familjes së tij të raketave tokë-ajër me rreze të gjatë veprimi. Besohet se ka një rreze veprimi prej 600 km dhe është në gjendje të përgjojë objektivat që udhëtojnë me shpejtësi hipersonike, duke përfshirë kokat e raketave balistike ndërkontinentale.
Prometey thuhet se është i integruar ngushtë me sisteme të tjera Almaz-Antey, të tilla si S-400 dhe S-350, të cilat do të lejojnë që bateritë e vendosura të kenë sinergji me elementë të tjerë të mbrojtjes ajrore të shtresëzuar të Rusisë.
Kreu i Almaz-Antey, Yan Novikov tha se kompania priste që S-500 të bëhej shtylla kurrizore e aftësive anti-ajrore të Rusisë. Ai konfirmoi në prill se sistemi kishte hyrë në prodhim serie.