Duma e Shtetit të Rusisë miratoi të martën një ligj që parashikon legalizimin e importeve paralele në vend. Ligji mbron kompanitë ruse që importojnë mallra pa lejen e mbajtësit të së drejtës nga përgjegjësia e mundshme civile, administrative dhe penale.
Sipas Komitetit të Dumës Shtetërore për Politikën Ekonomike, miratimi i ligjit do sigurojë interesat e konsumatorëve rusë. Ai gjithashtu do të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë ruse mes sanksioneve perëndimore.
Në mars, qeveria ruse autorizoi shitësit me pakicë të importonin prodhime nga jashtë pa lejen e pronarit të markës tregtare. Vendimi erdhi pasi shumë marka globale ndaluan shitjet ose ndaluan eksportet në Rusi për shkak të presionit nga qeveritë e tyre për të respektuar sanksionet.
Kryeministri Mikhail Mishustin më pas sqaroi se ‘importet paralele’ ishin të nevojshme për të siguruar që mallra të caktuara të mund të vazhdonin të dërgoheshin në Rusi.
Muajin e kaluar, Ministria e Industrisë dhe Tregtisë e Rusisë publikoi një listë të mallrave të lejuara për import paralel në vend.