Deputeti Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Rama se i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kunatës së ministres së Jashtme Olta Xhaçka për një resort turistik në Dhërmi.
Shehaj tha se në fakt bëhet fjalë për një resort që i përket bashkëshortit të ministres, ish-deputetit socialist Artan Gaçi.
Gjatë fjalës së tij deputeti tha se personi që ka marrë statusin e investitorit strategjik është bashkëjetuesja e vëllait të ministres.
“Për të mashtruar ligjin kompania e bashkëshortit të minstres së Jashtme Xhaçka, krijohet një kompani e ngjashme në emër me atë të Artan Gaçit në pronësi të një shtetaseje amerikane, pa asnjë lidhje me biznesin ehotelerisë. Kapitali i vetëm i saj është bashkëjetesa me vëllain e ministres Xhaçka. Kompania e Artan Gaçit e ka AGTCC kurse ajo e bashkëjetueses së vëllait të ministres Xhaçka AGTCC Hotel Managment janë e njëjta kompani. Gjë të cilën e pranoi edhe vetë ish-deputeti socialist Gaçi. Unë thëm që kryeministri Edi Rama e dinte këtë gjë kur mori vendimin për dhënien e statusit investitor strategjik ministres së tij. Edi Rama duhet të sqarojë sot qytetarët a e dinte që zonja Sutton është kunata e Xhaçkës. A mund ta mbajë zonja Xhaçka postin e saj në këto pozita.” – tha Shehaj.