Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali-Shehajt: Je ‘kalë karroce i qorr-fermanit’, deputetët e PD-së lukuni në mbrojtjes të Sali Berishës


Ministrja Spiropali e ka quajtur deputetin e PD-së Agron Shehaj ‘kalë karroce të qorr-fermanit’.

Në fjaën e saj në Kuvend gjatë interpelancës së thirrur nga deputeti demokrat për dhënien e investitorit strategjik të një kompanie të lidhur me bashkëshortin e ministres së Jashtme Xhaçka dhe vëllain e saj, Spiropali i quajti deputetët demokratë një ‘lukuni’ në mbrojtje të Sali Berishës.

“Zotëria kal karroce i qorr-fermani. Ishte biznemen i nderuar kur hyri në politikë dhe tani ka dalë kalë karroce. Ka turp më të madh se lukunia që janë bërë aty bashkë për të mbrojtur një njeri që ka vjedhur.” – tha Spiropali.