Balanca buxhetore (diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve) u përmirësua më tej gjatë muajit maj, duke bërë që financat publike të rezultojnë me suficit rreth 20 miliardë lekë (164 mln euro) në fund të 5-mujorit 2022, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë, të paktën që nga viti 2006.
Në krahasim me vitin e kaluar, hapësira nga balanca buxhetore është në rritje me 40 miliardë lekë, pasi në janar-maj 2021 deficiti buxhetor kishte qenë -20 miliardë lekë. Në raport me planin e këtij viti, hapësira në dispozicion 37 miliardë lekë, pasi Ministria e Financave kishte përllogaritur që deficiti buxhetor në janar-maj të ishte -17 miliardë lekë.
Me këtë ecuri qeveria shqiptare ka në dispozicion një hapësirë fiskale të miratuar me ligj rreth 37 miliardë lekë ose 311 milionë euro. Më herët, institucionet financiare ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar e kanë këshilluar qeverisë që hapësirën fiskale të krijuar nga përmirësimi i të ardhurave ta përdorë edhe për të ndihmuar me paketa direkte shtresat në nevojë.
Balanca fiskale u krijua prej rritjes së të ardhurave më shumë se, parashikimet nga njëra anë dhe tkurrja e shpenzimeve në raport me planin e periudhës. Në janar-maj 2021 të ardhurat buxhetore u rritën me 7% në krahasim me planin e periudhës dhe 21.8% në krahasim me faktin e 2022. Shpenzimet në të njëjtën periudhe ishin 9.5% më të ulëta se plani i periudhës dhe 0.6% më të larta se vitin e kaluar.
Akumulimi i suficitit buxhetore në vlerën e 164 milionë eurove do të ishte një lajm i mirë, nëse qeveria do të vendoste të përdorte në drejtim të uljes së borxhit apo në ndihmë të shtresave në nevojë, por nëse fondi përdoret si dy vitet e kaluara në dhjetor, atëherë vihet në diskutim eficienca e përdorimit të fondeve buxhetore.
Përgjatë viteve të fundit qeveria e ka shndërruar në praktikë të shpenzojë gjatë dhjetorit deficitin ose suficitin. Psh në fund të vitit 2021 deficiti buxhetor arriti në 85 miliardë lekë (rreth 700 mln euro), prej të cilave 52.7 miliardë lekë u alokuan në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.
Në dy vitet 2020 dhe 2021 qeveria shpenzoi pothuajse 40% fondit të investimeve kapitale në muajin dhjetor duke shkelur kështu parimet e ligjit organik, i cili nuk lejon përqendrimin e pagesave në një periudhe.
Një listë zyrtare me zërat e investimeve që u publikua nga Ministria e Financave tregon se, projektet kryesore të investimeve morën nga 40%-60% të financimeve vjetore gjatë muajit dhjetor.
Fondet e investimeve të shpërndara në shumë projekte dhe jo të mbështetura në prioritete të zhvillimit të qëndrueshëm nuk po rrisin produktivitetin në ekonomë dispozicion gjithë vitin.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor