Në konferencën e sotme për mediat pas samitit të BE-së, kryeministri EdiRama ka përsëritur se ai nuk priste asnjë zhvillim pozitiv nga Samiti i BE-së të zhvilluar këtë të enjte.
Por gjatë fjalës së tij, në një moment ndërhyri Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili e ngacmoi duke i thënë se “dje kishte shpresa”.
Ai iu referuakështu kërkesës së opozitës bullgare për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Por Rama iu përgjigj Vuçiçit të mos lexojë “propagandën serbe” por postimet e tij në “Twitter”.
Pjesë nga diskutimi:
Rama: Ishin më të rëndësishëm se ditëlindja ime. Ishte fundi i qershorit. Unë e gjeta pavarësinë time për të mos menduar se kur takohen këta njerëz. Jemi të lumtur që takohen me ta. Por ata kanë një problem shumëë më të madh se ne. Duhet të kenë përgjegjësi më të mëdha se ne. Mendojmë se do të arrijmë aty. Me shpresë përpara shekullit tjetër. Të vazhdojhmë të kryejmë reformat tona. Të vihemi në pozitën kur të thonë ata që është faji i tyre. Kjo është pikëpamja ime me këtë. Nuk prisja asgjë tjetër. 100%. Asnjë surprizë.
Vuçiç: Kishte pak shpresë dje.
Rama: Në fakt e kam të shkruar. Lexoni Twitter-in tim, mos e lexoni tek propaganda serbe por lexojemni tek faqja angleze. Kjo është ajo që u them kur takohemi bashkë. Është një gjuhë që pretendon se e njeh.