Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i kërkon ndjesë Bullgarisë: Gjuha e Ramës skandal shumë i rëndë, ai është vasal i Vuçiçit


Kreu i PD-së Berisha ka dënuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama ndaj Bullgarisë ditën e djeshme gjatë samitit të BE-së.

Në një konferencë për shtyp ai tha se kjo gjë ishte një skandal shumë i rëndë dhe turp.

Sipas ish-kryeministrit Bullgaria ka pasur sjellje miqësore me Shqipërinë të paktën 32 vitet e fundit ndërsa kreu i qeverisë e ka sulmuar atë si ordiner.

“Unë do quaja skandal shumë të rëndë sulmin që i bëri Bullgarisë e cila në mënyrë absolute në të paktën 32 vitet e fundit ky vend ka të regjistruar në arkivat e saj me qindra vendime miqësore me shqiptarët. Turpi të mbulojë Edi Ramën që i jep një vendi mik në publik turpin si një ordiner. Bullgaria është një vend mik dhe çdo kryeministër apo president i këtij vendi ka gjetur në atë qeveri dhe atë komb veçse miq. Bullgaria u bashkua me NATO-n në kundër Serbisë në Kosovë. Del ky vasal i Vuçiçit dhe i jep turpin një vendi, ai nuk meriton të përfaqësojë shqiptarët asnjë ditë më. Në emër të opozitës i kërkoi ndjesë popullit bullgar dhe qeverisë së tij. E garantoj se nuk është ky mendimi i shqiptarëve, por i një aventurieri që nuk njeh asnjë parim, që nuk di çështë miqësia mes vendeve. Ne kemi pasur një djep të Rilindjes në Bullgari.” – tha Berisha.

Më tej ai theksoi se Tirana është kthyer në Beogradin e vogël nga sjelljet e kreut të qeverisë dhe lidhja e tij me presidentin serb Vuçiç.

“Të gjitha këto dëshmojnë se Shqipëria ndodhet në një moment jashtëkonisht të veçantë. Tirana është shndërruar në Beogradin e vogël. Edi Rama fliste për martesë: ne jemi gati por nusja spo na vjen. Një i përdalë në rafshin politik dhe diplomatic e kishte shprehje, po ria prenë kur i thanë nuk është punë martese, por punë kriteresh. Ai është i martuar në kuptimin që ka qejf ai është me me Vuçiçin. Në vendet e Ballkanit pavarësisht nga besimet fetare disa rite islamiste janë praktikuar nga individë të caktuar. Kështu që Vuçiç nuk e ka për gjë të ketë 2-3 si puna e Edi Ramës, në kuptimin politik, jo në kuptim tjetër. Nuk mund të mos marrë hua diçka prej tij.” – shtoi Berisha.