Vendosni fjalën kyçe....

BRICS i kundërvihet SHBA-së, po zhvillon monedhën e re rezervë globale përveç dollarit


Presidenti rus Putin tha të mërkurën se vendet e BRICS – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut – po punojnë për krijimin e një monedhe të re rezervë globale.

“Çështja e krijimit të një valute rezervë ndërkombëtare të bazuar në një shportë valutash të vendeve tona është duke u përpunuar.” – tha ai në forumin e biznesit BRICS.

Sipas presidentit rus, shtetet anëtare po zhvillojnë gjithashtu mekanizma të besueshëm alternativë për pagesat ndërkombëtare.

Më parë, grupi tha se po punonte për krijimin e një rrjeti të përbashkët pagesash për të shkurtuar varësinë nga sistemi financiar perëndimor SWIFT.

Vendet BRICS kanë nxitur gjithashtu përdorimin e monedhave vendase në tregtinë e ndërsjellë.