Vendosni fjalën kyçe....

Bullgaria i përgjigjet Ramës: E ulët, fyese, e papranueshme. Marrëdhëniet mes vendeve s’mund të mbahen peng nga gjuha e tij


Ministria e Jashtme e Bullgaarisë i është përgjigjur kryeministrit Rama i cili e quajti dje Sofjen një turp që kishte marrë oeng Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për sa i përket çeljes së negociatave.

Në një reagim zyrtar Ministria e Jashtme thekson se Bullgaria është ndër vendet e BE-së që kanë mbështetur identitetin europian të Shqipërisë.

Sipas deklaratës zyrtare thuhet se në përgjigje të kësaj, kanë dëgjuar nga një kryetar partie, duke nënkuptuar kryministrin Rama, fyerje e gjuhë të papërshtatshme.

“Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të BE-së që mbështesin identitetin europian të popullit shqiptar. Ne mbështetëm perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE atëherë kur ishte shumë më e vështirë se sot. Ndër vite nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. Ne ende e mbështësim, pavarësisht gjithçkaje, për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Në përgjigje, jo për herë të parë, a kemi dëgjuar kualifikime të pakundërshtueshme të rënda, fyese nga një kryetar qeverie.” – thuhet në reagim.

Më tej në reagimin e ministrisë thuhet se një gjuhë e ulët nuk mund të justifikohet më me karakteristikat e mungesën e aftësive europiane të komunikimit.

Po kështu Sofja zyrtare deklaron se pret që Rama të përdorë një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për në BE.

Në fund të deklaratës së ministrisë thuhet se politikanët shkojnë e vijnë dhe se është e papranueshme që marrëdhënies mes dy vendeve të mbahen peng nga gjuha e kryeministrit të tanishëm shqiptar.

“Sulmet me një gjuhë kaq të ulët nuk mund të justifikohen më me karakteristikat dhe mungesën e aftësive evropiane të komunikimit. Presim që kryeministri shqiptar të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë nivel, më shumë se çdo gjë tjetër, ne insistojmë të mbajmë një ton të mirë komunikimi. Në këtë nivel është dëshmuar gjithmonë nga ana jonë i gjithë respekti që kërkon pozicioni përgjegjës dhe niveli i marrëdhënieve ndërshtetërore. Ne kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanët ikin, por kombet po qëndrojnë. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët që nuk duhet të pengohet nga një gjykim i gabuar i politikanit. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes dy vendeve të mbahen peng nga gjuha e kryeministrit aktual shqiptar.”  – mbyllet deklarata e Ministrisë së Jashtme së Bullgarisë.