23 shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Britania drejt Shqipërisë pas një marrëveshjeje të nënshkruar mes dy vendeve.
Personat në fjalë janë dënuar për vepra të ndryshme penale si rrëmbim personi, pedofili e trafik droge.
Marrëveshja e ektsradimit mes dy vendeve është nënshkruar në vitin 2021.
Sipas ministres së Brendshme të Britanisë, Patel, të dënuarit kanë kryer krime të tmerrshme si përdhunimi e trafiku i drogës në vlera të mëdha.