Vendosni fjalën kyçe....

“Heqja e mbrojtjes kushtetuese për abortin”-Aleks Soros kundër vendimit të Gjykatës: Dita më e keqe për SHBA-të


Djali multimiliarderit George Soros ka reaguar kundër vendimit të Gjykatës së Lartë në SHBA që hoqi mbrojtjen kushtetuese për abortin dhe që i hap rrugë ndalimit të abortit në gati gjysmën e shteteve në Shtetet e Bashkuara.

Aleksandër Soros me një reagim në rrjetet sociale e cilëson këtë ditë si më të keqen në historinë e SHBA-ve.

Sipas tij e vetmja mënyrë për të përmbysur vendimin është organizimi, përgatitja e ligjërimi dhe demokratizimi i SHBA-ve.

Vendimi i Gjykatës së Lartë godet në këtë mënyrë mbështetësit e teorive liberale dhe shpreh një fitore për konseravatorët dhe mbrojtësit e ideve të djathta klasike.

Sot është një ndër ditët më të këqija për historinë e Amerikës. E vetmja mënyrë për ta përmbysur është organizimi, ligjërimi dhe në fund demokratizimi i SHBA-ve”-shkruan Soros në Instagram teksa shpërndan lajmin për vendimin e Gjykatës.