Vendosni fjalën kyçe....

Heqja e vetos nga Bullgaria reagon Varhelyi: Tani na duhet vendimi i BE për të mbajtur konferencën e parë me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut


Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi, ka reaguar pas njoftimit të parlamentit bullgar që vendosi pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në  një reagim në Tëitter, Varhely thotë se tashmë është në pritje të vendimit të BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ecën përpara!” – tha Varhelyi.