Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm.
Sipas policisë dyshohet se personi me iniciale I.L., banues në Shkodër u kishte premtuar emigrantëve të paligjshëm kalim të sigurt në pikën kufitare të Hanit të Hotit kundrejt shpërblimit monetar.
Ai u kap duke transportuar emigrantët me një minibus. Lidhur me çështjen në fjalë ëshë proceduar penalisht edhe 40-vjeçari me iniciale A.L.