Divock Origi nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e kampionëve të Serie A, Milan.
Sulmuesi belg ka marrëveshje me ”Rossonerët” që nga muaji maj dhe tani është vetëm çështje kohe se kur ai do të zyrtarizohet.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Milani në javën e ardhshme do të zyrtarizojë Origin.
Gazetari italian bëri të ditur gjithashtu se Villarreali kishte shprehur interesim për 27-vjeçarin javë më parë, por lojtari e dëshironte kalimin vetëm në ”San Siro”.

Divock Origi te Milani do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadon zyrtarisht më 30 qershor.