Vendosni fjalën kyçe....

Mjekët e Maradona-s do përballen me akuzat për vrasje në gjyq


Tetë mjekë që mjekuan ikonën argjentinase Diego Maradona do dalin në gjyq pasi u akuzuan për pakujdesi pas një hetimi për vdekjen e tij nga arresti kardiak në moshën 60-vjeçare në nëntor 2020.

Në një dokument të gjatë, i cili është publikuar në media, gjyqtari mbikëqyrës i çështjes ka vënë në pikëpyetje ‘sjelljet, ato aktive ose me mosveprim, të secilit prej të akuzuarve që kanë çuar dhe kanë ndikuar në realizimin e rezultatit të dëmshëm’.

Akuzat pretendojnë se tetë persona, të cilët përfshijnë mjekë, infermierë dhe një psikolog, janë përgjegjës për ‘vrasje’ – akuza të cilat pretendojnë se grupi i njerëzve i mori jetën me dashje Maradonës dhe vjen pas një hetimi në vitin 2021 që zbuloi se anëtarët e ekipit mjekësor të fituesit të Kupës së Botës praktikuan mjekësinë në një ‘mënyrë të papërshtatshme, të mangët dhe të pamatur’.

Mario Baudry, një ekspert ligjor që përfaqëson një nga fëmijët e Maradonës, pohoi se ylli ishte ‘në një gjendje pafuqie’ rreth kohës së vdekjes së tij.

Pak para vdekjes së tij, Maradona iu nënshtrua një operacioni në tru për të trajtuar një hematomë subdurale dhe ishte ende duke u riaftësuar nga kjo në kohën e vdekjes së tij.

Të pandehurit në këtë rast kanë mohuar çdo akuzë për keqbërje, ndërsa disa prej tyre kanë kërkuar nga gjykata pushimin e çështjeve.

Vadim Mischanchuk, përfaqësuesi ligjor i njërit prej të pandehurve, tha se klienti i tij, një psikiatër, nuk kishte asnjë përgjegjësi kur bëhej fjalë për vdekjen e Maradonës dhe sugjeroi se po kërkohet një ‘kokë turku’ për të shpjeguar vdekjen e parakohshme të njërit prej personazheve më të famshëm publike të Argjentinës.