Vendosni fjalën kyçe....

PSG arrin marrëveshje me Nicën për trajnerin e ri, lëvizja i kushtoi 10 mln euro kampionëve të Francës


Dy klubet kanë arritur marrëveshje në vlerë nën 10 milionë euro.

Paris Saint-Germain raportohet se kanë arritur marrëveshje me Nice për të nënshkruar me Chrisatophe Galtier si trajner të ri.

Pasi u refuzuan nga Zinedine Zidane, i cili besohet se dëshiron ta drejtojë kombëtaren franceze, gjigantët e Ligue 1 e kanë kthyer vëmendjen te tekniku i Nice.

Ashtu siç ndodh gjithmonë me PSG duke falënderuar edhe anën financiere, duket se ata e kanë arritur qëllimin e tyre, me Le Parisien që raporton se kjo lëvizje do ju kushtojë atyre më pak se 10 milionë euro.

Lajmi vjen pasi që PSG dhe Mauricio Pochettino janë pajtuar për t’i ndarë rrugët, me shtypin francez që raportojnë se ky largim do i kushtojë atyre 15 milionë euro në total.

Përderisa largimi i Pochettinos nuk është bërë zyrtar, një zyrtarizim mund të bëhet me të filluar java e tjerët, por jo derisa Galtier të nënshkruajë kontratën.

Galtier nuk është i huaj për këshilltarin për futboll në PSG, Luis Campos, i cili kishte humbur kohë duke mos lënë gjurmë në skuadrën e tij.

PSG tashmë e ka siguruar transferimin e mesfushorit Vitinha nga Porto në një marrëveshje me vlerë 40 milionë euro.

Parisienet tani do ta kthejnë vëmendjen e tyre te Renato Sanches i Lille, të cilin Galtier e njeh shumë mirë gjatë kohës sa e drejtojë këtë klub.

Dyshja e kishte fituar Ligue 1 në sezonin 2020-21 kur e kishin mundur PSG dhe ishin shpallur kampion.