Vendosni fjalën kyçe....

Rama flakë për flakë Bullgarisë: Oh, keni probleme me mënyrën time të të shprehurit, hiqni veton ose duroni me mua


Nuk ka vonuar përgjigjia e kryeministrit Rama ndaj Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë pasi kjo e fundit e quajti të ulët, fyese e të papranueshme gjuhën e përdorur nga kreu i qeverisë shqiptare ndaj Sofjes ditën e djeshme gjatë samitit të BE-së.

Rama shkruan në Twitter se çështja e minoritetit bullgar në Shqipëri është zgjidhur me një telefonatë me kryeministrin e atëhershëm të vendit, Borissov. Kryeministri thekson në postimin e tij se ‘miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin por flasin dhe i japin dorën njëri-tjetrit’.

Po kështu kreu i qeverisë shkruan se nëse Bullgaria ka problem me mënyrën e tij të të folurit, ai ka problem me mënyrën sesi Sofja kërkon të zgjidhë çështjet dypapalëshe me Maqedoninë e Veriut duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Merreni ngadalë miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!”

“Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër me Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!” – skruan Rama.