Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj djalit të biznesmenit në Pogradec, arrestohet një prej të dyshuarve


Johan Muçllari

Arrestohet një prej personave të dyshuar për plagosjen e Johan Muçllarit, djalit të një biznesmeni të njohur në Pogradec. Burime per BalkanËeb bene me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Griseld Maxhari.

Në pranga ka rënë Griseld Maxhari.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 25 prill të këtij viti, ku i riu Johan Muçllari u plagos me armë zjarri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për ndalimin e shtetasit në kërkim G. M., 22 vjeç, banues në Pogradec.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Vrasja me dashje’ kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’; ‘Prishja e qetësisë publike’.

Ndalimi i shtetasit G. M., lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 25.04.2022, në qytetin e Pogradecit, ku 22-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin F. B., (i shpallur në kërkim) tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec.”- bën me dije Policia.

Johan Muçllarit iu bë atentat edhe dy vite më parë në hotelin e tij në Volorekë dhe babai i tij asokohe kërkoi mbrojtje nga policia nga frika se dy djemve të tij u rrezikohet jeta.

Pas arrestimit të Griseld Maxharit, në kërkim mbetet Firdeus Berberi.