Vendosni fjalën kyçe....

Demokratët thirrje amerikanëve të dalin në rrugë kundër vendimit të Gjykatës së Lartë: Të përgatitemi për luftë (Video)


Ligjvënësit demokratë kanë bërë thirrje për protesta masive pasi Gjykata e Lartë e SHBA përmbysi ligjin ‘Roe kundër Wade’, një rast historik që mbështet mbrojtjen federale të abortit për gati pesë dekada, me disa përfaqësues që u bëjnë thirrje mbështetësve të shkojnë në ‘luftë’ për këtë çështje.

Vendimi i gjykatës për të rrëzuar vendimin e vitit 1973 të premten u prit shpejt me zemërim nga demokratët, duke kërkuar demonstrata në rrugë në mbështetje të të drejtave të abortit në mbarë vendin.

 

“Votimi është kritik, por nuk mjafton. Do na duhet të organizohemi, të futemi në greva, të mbushim arkat e fondeve të abortit, të hapim shtëpitë tona për të ndihmuar ata që kërkojnë një abort të sigurt dhe më shumë për të vendosur dhe mbrojtur të drejtat tona.” – shkroi deputetja progresiste Alexandria Ocasio-Cortez (Nju Jork), e cila më herët ishte parë jashtë Gjykatës së Lartë duke u bërë thirrje amerikanëve të dalin në rrugë e të protestojnë.

 

Komentet e saj u dënuan nga republikania e Georgias, Marjorie Taylor Greene, e cila akuzoi ligjvënësen për përpjekje për të nisur një ‘kryengritje’ ndërsa deklaroi se ‘çdo dhunë dhe trazirë’ që do pasonte do vinte si ‘rezultat i drejtpërdrejtë i urdhrave të marshimit të demokratëve’. Ocasio-Cortez u përgjigj se ‘ushtrimi i të drejtës sonë për të protestuar’ nuk është njësoj si ‘një përpjekje për të përmbysur demokracinë’.

Gjatë një paraqitjeje në MSNBC për të diskutuar vendimin, Kongresmenia demokrate Jackie Speier tha se mbështetësit duhet të përgatiten për ‘luftë’ dhe deklaratave të saj u bëri jehonë shpejt Kongresmenia tjetër demokrate, Ayanna Pressley e Massachusetts.

Një numër Kongresmenesh të tjera demokratë u paraqitën gjithashtu në gjykatën në Uashington DC për të kritikuar vendimin, me Maxine Waters që deklaroi: “Vaftë në djall Gjykata e Lartë, ne do i sfidojmë ata.”

Asaj iu bashkua përfaqësuesi i Teksasit, Al Green, i cili më vonë deklaroi se ‘kjo luftë nuk ka mbaruar’, duke u zotuar të vazhdojë të mbështesë ‘shëndetin, privatësinë dhe të drejtën e grave për të zgjedhur’.

Një turmë e madhe u mblodh pranë ndërtesës së gjykatës jo shumë kohë pas shpalljes së vendimit, shumë prej tyre mbanin pankarta dhe thërrisnin parulla. Disa protestues të veshur tërësisht me të zeza u panë gjithashtu duke marshuar në zonë, që ngjasojnë me agjitatorët më radikalë të ‘bllokut të z’” të parë në demonstratat e mëparshme në të gjithë SHBA.

Republikanët, ndërkohë, kanë mbështetur kryesisht vendimin e së enjtes, pasi shumë në parti janë me zë kundër abortit.

Senatori i Utah Mitt Romney, i cili ka qenë në mosmarrëveshje me anëtarët e tjerë të Partisë Repubiklane për kundërshtimin e tij të vendosur ndaj ish-presidentit Donald Trump, lëshoi ​​një deklaratë duke përsëritur mbështetjen e tij për ‘shenjtërinë e jetës njerëzore’, duke thënë se ‘fëmijët, të lindur dhe të palindur, meritojnë mbrojtjen tonë’.

Atij iu bashkua një varg i gjatë ligjvënësish republikanë, si deputetja Liz Cheney, e cila brohoriti vendimin e Gjykatës së Lartë për kthimin e ‘pushtetit te shtetet dhe njerëzit për të adresuar çështjen e abortit sipas ligjit shtetëror’.

Përgatiti për Hashtag.al, K.M.Manjani