Anija e marinës amerikane Samuel B. Roberts u zbulua në fillim të kësaj jave në një thellësi prej gati shtatë kilometrash nën sipërfaqen e Oqeanit Paqësor, gjë që e bën atë skeletin më të thellë të gjetur ndonjëherë, njoftoi në Twitter eksploruesi i oqeanit miliarder Victor Vescovo.
“Me specialistin e hidrolokatorëve Jeremie Morizet, pilotova mjetin zhytës në rrënojat e Samuel B. Roberts (DE 413). Duke u mbështetur në 6,895 metra nën det, ajo tani është anija më e thellë e gjetur dhe vëzhguar ndonjëherë.” – shkroi ai të premten.
Një raft silurësh, nga USS Samuel B Roberts, u gjet më 18 qershor nga piloti Tim Macdonald dhe specialisti i hidrolokatorëve Jeremie Morizet, Vescovo, i cili zotëron zhytësin.
“Sammy B”, e nisur në janar 1944, u fundos vetëm disa muaj më vonë, në Betejën e Samarit në Filipine, e cila shpesh përmendet si një nga betejat e fundit më të mëdha në historinë detare.
Anija ishte pjesë e një flote të vogël amerikane, e cila, pavarësisht se ishte më e vogël dhe e papërgatitur, arriti të përshtatej me rrethanat dhe të mbante një forcë shumë më të fortë japoneze. Nga ekuipazhi prej 224 personash i Samuel B Roberts, 89 u vranë.
“Ne na pëlqen të themi se çeliku nuk gënjen dhe se rrënojat e këtyre anijeve janë dëshmitarët e fundit të betejave që ata luftuan.” – tha Vescovo, i cili është një ish-oficer i Marinës, për BBC News.
Zbulimi i anijes më të thellë të gjetur ndonjëherë shënon një tjetër në serinë e rekordeve të vendosura nga Vescovo. Në mars 2021, eksploruesi i oqeanit pilotoi zhytësin e tij drejt USS Johnston, e cila gjithashtu u mbyt gjatë Betejës së Samar.