Një deklaratë e re nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka thënë se lojtarëve transgjinorë, interseksualë dhe jobinarë do u jepet mundësia për të luajtur për skuadrat e meshkujve apo femrave.
Është një lëvizje që ka ardhur në kontrast me rregulla të ndryshme në shumë sporte të tjera në atë që është një temë gjithnjë e më e nxehtë në sportin global.
Rregullorja, e cila do të hyjë në fuqi në sezonin 2022-23, u miratua të enjten dhe do të zbatohet për të gjitha nivelet e futbollit gjerman, duke përfshirë nivelet e të rinjve, futsalit dhe amatore për lojtarët, statusi civil i të cilëve përshkruhet si ‘i ndryshëm’ ose ‘i paspecifikuar’.
Lëvizja u mirëprit nga Sabine Mammitzsch, e cila mbikëqyr futbollin e femrave dhe vajzave në Gjermani, e cila pretendoi se gjendja në lidhje me të drejtat e lojtarëve trans, interseksualë ose jobinarë kishte nevojë serioze për qartësi.
“Shteti dhe shoqatat rajonale, por edhe njerëzit përkatës në nivel bazë, kanë sinjalizuar për një kohë të gjatë se ka paqartësi se si të akomodohen lojtarët transgjinorë, interseksualë dhe jobinarë.” – tha Mammitzsch.
Aktivistët e të drejtave trans dhe barazisë gjinore e kanë mirëpritur legjislacionin e paraqitur nga DFB, i cili vjen pasi autoritetet e notit njoftuan kohët e fundit një ndalim të sportistëve transgjinorë nga ngjarjet e grave.
Liga Ndërkombëtare e Regbit ka vendosur gjithashtu rregulla që ndalojnë sportistët transgjinorë të marrin pjesë në ndeshjet e femrave.
DFB tha gjithashtu se do të emërojë njerëz që të punojnë së bashku me lojtarët transgjinorë, interseksualë dhe jobinarë për të ndihmuar integrimin e tyre, duke futur gjithashtu rregulla për të mbrojtur lojtarët nga dhuna dhe diskriminimi.
Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani