Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ndoshta do përfundojë me një zgjidhje të negociuar, por kjo nuk do të thotë se Perëndimi duhet të ndalojë dërgimin e armëve në Kiev ose të ulë presionin e sanksioneve ndaj Moskës, tha të shtunën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Me shumë mundësi, kjo luftë do të përfundojë në tryezën e bisedimeve.” – i tha Stoltenberg gazetës spanjolle El Pais, duke pranuar se një fitore e plotë ushtarake nuk ishte e mundur.
“Përgjegjësia jonë është të sigurojmë që Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm dhe ta ndihmojmë atë të mbetet një komb sovran dhe i pavarur evropia.” – tha ai.
Mënyra më e mirë për të forcuar pozicionin e Kievit përpara bisedimeve me Moskën është ‘të ofrohet mbështetje e fortë ushtarake, mbështetje ekonomike dhe të shtyhen sanksione të ashpra kundër Rusisë’, shtoi shefi i NATO-s.
Megjithatë, ai nuk pranoi të thoshte se kur mund të zhvillohen negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Paqja mund të arrihet gjithmonë nëse dorëzoheni. Por Ukraina po lufton për lirinë e saj, për të drejtën e saj për të ekzistuar, për të drejtën për të qenë një komb demokratik pa iu nënshtruar pushtetit të Rusisë. Dhe ukrainasit janë gati të paguajnë një çmim shumë të lartë, të sakrifikojnë veten për këto vlera. Nuk na takon ne t’u themi atyre se sa larg duhet të shkojnë sakrificat e tyre.” – tha Stoltenberg.