Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Berishës: Ja pse të gjithë duhet të protestojmë më 7 korrik


Ish- kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale këtë të shtunë, duke u risjellë shqiptarëve në vëmendje protestën e 7 korrikut.

“Protesta po vjen!
Më 7 Korrik, Shqipëria proteston në Tiranë.”- shkruan Berisha krahas një fotoje. Kujtojme se Berisha të premten e quajti atë “Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë”.

Ish-kryeministri ka publikuar edhe një video të një fjalimi të tij nga Kuvendi, të cilën e shoqëron me tekstin: “Ja pse të gjithë do të protestojmë më 7 Korrik!”

Në këtë video, Berisha thotë se qeveritarët vetëm po i mashtrojnë dhe po i vjedhin qytetarët.

 “Këta qeveritarë në çdo fjalë që thonë vetëm ju mashtrojnë dhe së dyti, këta ministra me kreun e tyre në çdo firmë që hedhin vetëm ju vjedhin. Ju të dashur fëmijë, të rinj, të moshuar, nxënës, studentë, fermerë, biznesmenë, të sëmurë, rrogëtarë të këtij shteti, atëhere nuk mund të mos jem unë këtu .”– thotë Berisha.