Vendosni fjalën kyçe....

Për herë të parë Mc Mimo rrëfen pse braktisi karrierën e saj premtuese


Nëse në dëgjim të parë Mc Mimo ju bën të mendoni “Ku e kam dëgjuar këtë emër “, po t’ju këndojmë:

“Na jem

A din pse na jem

Se kah jem

Ma t’fortin krah krah krah e kem”

ju me siguri e gjeni dhe filloni ta këndoni.

Para shumë vitesh,në kohët e arta të Top Festit kjo këngë bëri namin dhe i dha famën Mc Mimos si reperja e parë shqiptare.

Edhe pse e përfundoi shpejt,kjo këngë luhet dhe kërcehet akoma si atëherë.

 

E ftuar tek binjakët në “Më lër të flas” Mc Mimo u pyet pse e braktisi karrierën dhe ajo u përgjigj: ”Unë e kuptova që do bëhem nënë edhe vendosa t’i përkushtohem familjes.Edhe mu duk më interesante familja se karriera dhe e lash karrierën anash”

Sot ajo gëzon dy djem dhe tha se nëse do kishte ftesë për një bashkëpunim të mirë, do ta pranonte.

*Kënga e Viagra feat MC Mimmo: Na jem

https://www.youtube.com/watch?v=T4vwBYxYk2U

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Kryefjala