Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr video nga Austria: Jam me kancelarin dhe Hasijen, jo e para që takoj por më ylli


Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video në rrjetet sociale ku shihet me kancelarin Austriak dhe një grua shqiptare.

Ai e prezanton atë si Hasija nga Maqedonia e Veriut, me të cilën u takua rastësisht në perëndim të Vjenës. Kryeministri i thotë zonjës se ka takuar edhe shqiptarë të tjerë atje ndërsa përshëndet të gjithë shqiptarët.

BISEDA

Rama: Jam këtu me kancelarin austriak dhe Hasijen. Me kancelarin sa mbaruam, me Hasijen sapo u takuam. Më përshëndeti shqip, kur e pyeti gazetari; je nga Shqipëria apo Kosova? Ajo tha; ‘Jo, jam nga Maqedonia e Veriut, se shqiptarë ka gjithandej’. Hasije përshëndeti pak shqiptarët.

Hasija: Ju përshëndes të gjithëve dhe jam shumë e lumtur që e takova kryetarin. Që për herë të parë në jetën time që 58 vite, që e takova dhe jam shumë krenaret që e vetmja shqiptare në Austri e kam takuar.

Rama: Ka dhe shqiptarë të tjerë në Austri që kam takuar. Por nga gjithë të tjerët, je më ylli. Përshëndetje të gjithëve në Maqedoninë e Veriut, në mal të zi, Preshevë dhe Kosovë, nga Hasija dhe nga unë

Hasija: Ju faleminderit dhe mirupafshim.