Tetëmbëdhjetë emigrantë kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur kur një turmë e madhe u përpoq të kalonte në enklavën e Afrikës Veriore të Spanjës, Melilla.
Sipas BBC-së, disa nga ata që vdiqën kishin rënë nga maja e një gardhi kufitar.
Disa persona që janë pjesë e personelit të sigurisë dhe migrantë përfunduan në spital pas përleshjeve që ndodhën herët të premten.
Kjo ishte tentativa e parë e tillë e kalimit masiv që kur Spanja dhe Maroku rifilluan marrëdhëniet diplomatike në mars.
Shkrirja e marrëdhënieve erdhi pasi Spanja mbështeti planin e autonomisë së Marokut për rajonin e diskutueshëm të Saharasë Perëndimore.
Zyrtarët spanjollë thonë se disa qindra njerëz u përpoqën të depërtojnë në enklavë pasi prenë gardhin.
Shumica u detyruan të kthehen, por më shumë se 100 prej tyre kaluan. Melilla dhe Ceuta, një tjetër enklavë spanjolle, janë bërë vitet e fundit një pikë qendrore për emigrantët kryesisht nën-Saharianë që përpiqen të arrijnë Evropën.