Vendosni fjalën kyçe....

U përplas me betonieren me motor, ndërron jetë në spital 40-vjeçari në Tiranë


Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Tiranë pas një aksidenti me motor.

Viktima është identifikuar si Erald Totilla, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës pas një aksidenti me motor pranë TEG-ut.

Ai u përplas me një betoniere e pavarësisht se u dërgua në spital nuk mundi dot të mbijetojë.

Njoftimi

“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41  vjeç, ju informojmë se: Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.”