Vendosni fjalën kyçe....

Vasili thirrje SPAK-ut: Vepro, klienti i qeverisë e mori tenderin e rrugëve të jugut pa garë


Deputeti i LSI-së Vasili i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë tenderin e mirëmbajtjes së rrugëve të jugut, i fituar nga kompania ‘Salillari’.

Vasili shkruan se tenderi është fituar me 99.99 të përqindjes së çmimit duke e konsideruar këtë si vjedhje të hapur.

Ai shkruan në Facebook se rrugët e vendit janë në gjendje të mjerueshme e ndërsa qeveria nuk jep asnjë kompensim për rritjen e çmimeve në vend, u dhuron tendera miliona eurosh klientëve të saj.

“Badërdi dhe vjedhje diten per diell me parate e shqiptareve, SPAK vepro! Nuk ka te ndalur grabitja e terbuar e taksave te shqiptareve nga qeveria dhe klientet e saj. Tenderi i mirembajtjes se rrugeve te jugut jepet me 99.99% te çmimit. Vjedhje me shume se kaq hapur nuk ka se ku te veje. Se ne çfare derexheje eshte niveli i rrugeve dhe mirmbajtja e tyre te gjithe e shohin perdite. Qeveria, qe nuk jep asnje lek kompesim per cmimin e naftes, apo vajit dhe bukes per qytetaret, i dhuron klienteve te saj tendera me 99.99% te cmimit dhe dhjetra milion euro. Por si te mos mjaftoje kjo miliarda leke vazhdon te grabise qeveria permes klienteve te saj te perhershem. Ne do ti drejtohemi SPAK-ut dhe do perdorim çdo mekanizem parlamentar dhe politik qe keto skadale kaq te renda te denohen dhe te marrin fund keto vjedhje gjigande te mundit e djerses se shqiptareve.” – shkruan Vasili.