Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për protestën e maturantëve: Nesër nis tubimi pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për protestën e paralajmëruar për nesër të maturantëve, të cilët kërkojnë përsëritjen e testit të biologjisë.

Ai thotë se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, e treguan veten “armiq” të ëndrrave rinore.

“Berisha mbështet protestën e maturantëve: Kundër pabesisë Rama- Kushi.

Nesër, në ora 10:00, maturantët nisin protestën pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi, të cilët me provimin kurth me pyetje jashtë programit, dëshmuan veten armiq të ëndërrave më të bukura rinore!

Mbështetje të plotë maturantëve në betejën e tyre të drejtë!”-shkruan Berisha.