Vendosni fjalën kyçe....

Kryepatriarku i Rusisë Kirill rrëzohet në dysheme pas pagëzimeve me ujë të shenjtë (VIDEO)


Patriarku rus Kirill është rrëzuar gjatë një shërbimi në kishën e Novorossiysk për shkak të dyshemesë së lagur me ujë gjatë pagëzimeve.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale nga “Corriere Della Sera” mund të shihni momentin kur Kirill rrëshqet nga foltorja dhe përplaset në tokë, ndërsa të gjithë nxitojnë ta ndihmojnë.

Sipas agjencisë Tass, kreu i Kishës Ortodokse Ruse nuk pati ndonjë pasojë shqetësuese nga rrëzimi.

“Dyshemeja është e bukur, mund ta shihni veten në pasqyrë, është kaq e shndritshme dhe e lëmuar.”- tha Kirill më vonë gjatë predikimit. Ai shtoi: ”Por kur uji bie mbi të, edhe nëse është ujë i shenjtë, janë ligjet e fizikës që veprojnë. Fatkeqësisht, rashë në këtë dysheme të bukur, por me hir të Zotit pa asnjë pasojë”.