Një aksident ka ndodhur në rrugën “Bilbilenjtë” në lagjen “Mustafa Matohiti” në Tepelenë.
Një makinë ka përplasur 2 fëmijë të cilët janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia.
“Rreth orës 20:15, në rrugën “Bilbilenjtë”, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, shtetasi A. B., banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka përplasur 2 fëmijë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”-njofton policia.