Një 23-vjeçar në Durrës është vënë në prangat e policisë, pasi është gjetur nën posedimin e lëndëve narkotike.
Sipas policisë, i riu kishte për qëllim shitjen e kanabisit dhe një sasi e kësaj lënde i është gjetur më pas edhe në banesë. Është e paqartë se për çfarë sasie bëhet fjalë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Check”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh.
Mbante me vete dhe në banesë, një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, me qëllim shitjen e saj, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, lënda e dyshuar narkotike, kanabis.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis, në lagjen nr.13, Durrës, menjëherë organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Check”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-H. K., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 23-vjeçarit, të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.