Një foshnjë 11-muajshe, e cila ishte vajza e një inxhinieri italian nga Bergamo, është vrarë në një çerdhe në Lion të Francës nga edukatorja 27-vjeçare.
Siç shkruan TG Com, gruaja e cila u rrëfye u arrestua me akuzën e vrasjes vullnetare të një fëmije nën 15 vjeç. Ajo thuhet se e spërkati Lizën e vogël me një substancë nga ato që përdoreshin për të zhbllokuar lavamanët dhe më pas e detyroi atë ta gëlltiste. Siç ka rrëfyer 27-vjeçarja gjatë marrjes në pyetje, arsyeja pse e bëri këtë është se vogëlushja kishte “qarë shumë”.
Tragjedia ndodhi të mërkurën e 22 qershorit brenda kopshtit “People & Baby” në Lyon, ku rreth orës 8 të mëngjesit u thirr ndihma mjekësore. Fëmija u transportua në spitalin Femme-Mère-Enfant në Bron., ku Lisa vdiq nga djegiet e tmerrshme që kishte pësuar. Zyra e Prokurorit Publik të Lionit hapi një hetim për incidentin, por sipas shtypit vendas, episode të keqtrajtimit të fëmijëve që qanin tashmë ishin raportuar edhe më parë në të njëjtën strukturë.
Sipas të përjavshmes lokale “Prima Bergamo”, Lisa e vogël ishte vajza e Fabio Bertuletti, 37 vjeç. Ai ishte specializuar në projekte të linjave të tensionit të lartë, dhe pasi u diplomua për Inxhinieri në Bergamo, punoi për disa vite në Itali përpara se të transferohej në Francë: ku ai jeton në Lyon me gruan e tij Sophie, 38 vjeç. Më 30 qershor 2021 lindi vajza e tyre. Funerali i Lizës do të mbahet në Lyon më 29 qershor, një ditë para ditëlindjes së saj të parë.