Punëtorët në kompaninë shtetërore të minierave të Kilit, Kodelco – prodhuesi më i madh i bakrit në botë – kanë nisur një grevë në shenjë proteste ndaj mbylljes të një fonderie për të ulur ndotjen, pas vendimit të Qeverisë së Kilit.
Të paktën 18 persona u arrestuan pasi greva filloi të mërkurën. Punëtorët u mblodhën në gjashtë objekte minerare në të gjithë vendin, duke bllokuar hyrjet dhe duke i vënë flakën gomave.
Ndër objektet e synuara ishte shkritorja Ventanas, të cilën qeveria njoftoi javën e kaluar se do ta mbyllte pasi u raportuan një sërë helmimesh me dioksid squfuri në zonë.
Zyrtarët e sindikatës e kanë përshkruar mbylljen e shkritores, e vendosur rreth 140 kilometra (87 milje) në perëndim të kryeqytetit Santiago, si “arbitrare” dhe po kërkojnë nga qeveria të investojë 54 milionë dollarë për ta sjellë fabrikën në standardet më të larta mjedisore.
Udhëheqësit e sindikatave thanë se greva e kishte paralizuar Codelco-n, megjithëse ministri i Financave Mario Marcel e minimizoi efektin, duke thënë se ajo kishte “ndryshuar” prodhimin, por nuk i kishte mbyllur operacionet.
Kili drejtohet nga Gabriel Boric, njw president i ri me bindje ekstreme majtiste – por edhe ambientalist.