Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot qytetarët se duke nisur nga 1 Korriku do të aplikohen gjoba për ata që përdorin qeset plastike. Ai shprehet se i vjen mirë që çdo ditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset plastike me ato të letrës dhe qytetarët marrin trasta me vete kur bëjnë Pazar.
“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës.
Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për Pazar.
Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin.
Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!”- shkruan Rama.