Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me raketa sot në Kiev, një i vrarë dhe katër të plagosur


Një civil është vrarë dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit këtë të dielë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka njoftuar në Telegram se oficerët e zbatimit të ligjit kanë nisur një hetim mbi sulmin me raketa të Rusisë në Kiev këtë mëngjes.

Më 26 qershor 2022, ushtria ruse nisi një sulm me raketa në rrethin qendror të Kievit.

Raketat ruse goditën një bllok apartamentesh 9-katëshe dhe infrastrukturën ngjitur. Për pasojë shtëpia e banimit ka marrë flakë dhe katet e sipërme janë shkatërruar pjesërisht.